Onana në rrezik, Ten Hag hedh sytë nga portieri italian

by admin
Spread the love

Pozicioni i Andre Onanës në portën e Mançester Junajtidit mund të jetë në rrezik me trajnerin Erik ten Hag që kërkon të sjellë një portier të ri këtë muaj në “Old Trafford”. Ai ka pasur një nisje të vështirë të karrierës në Mançester.

Ndërkohë, aktualisht po luan në Kupën e Kombeve të Afrikës dhe vendi i 27-vjeçarit si numri 1 i “djajve” tani mund të jetë nën kërcënim, me klubin që thuhet se po kërkon të sjellë një portier të ri, ndërsa Onana është larg.

provedel lacio

Sipas “Quotidiano Sport”, Ten Hag është i interesuar të nënshkruajë me portierin e Lacios, Ivan Provedel. 29-vjeçari është i pakënaqur me kushtet aktuale në klubin italian, ku kërkon një kontratë të përmirësuar.

PANORAMASPORT.AL

You may also like