Onana: Gabimet janë pjesë e lojës, do të lë gjurmë edhe te Man. United

by admin
Spread the love

Andre Onana u transferua me bujë në verën e kaluar te Manchester United për 55 milionë euro, por bilanci i gjysmës së parë të sezonit është i mbushur me gabime e kritika.

Megjithatë kamerunasi duket se nuk stepet aspak nga kritikat, teksa pas humbjes me Nottingham Forest u shpreh se edhe te Interi pati një nisje të vështirë.

“Gabimet janë pjesë e lojës dhe sigurisht që tifozët kanë të drejtë të kritikojnë. Megjithatë unë nuk ndikohem dhe jam gjithmonë i përqendruar për të bërë më të mirën. Edhe te Interi në fillim kishte kritika, por më pas të gjithë e dimë që përfundoi me një dashuri të përjetshme. Jam i bindur që edhe te Manchester United do të arrij të lë gjurmë”, u shpreh Onana./ Super Sport


Top Channel

You may also like