Omer Bunjakut i besohet detyra e Drejtorit Sportiv të Ballkanit

by admin
Spread the love

Omer Bunjaku është zyrtarisht Drejtorit Sportiv i kampionëve të Kosovës, Ballkanit.

Në një njoftim në rrjetet sociale, klubi nga Suhareka ka bërë publik këtë lajm, që ishte raportuar nga “Supersport.al” pak ditë më parë, ndërsa Ballkani i uron Bunjakut suksese në detyrën e re.

“Të dashur tifozë! Kemi kënaqësinë që ta prezantojmë drejtorin e ri sportiv. Shtëpia e madhe e kampionëve në Kosovë, pasurohet edhe me një kampion shqiptar. Mirë se vjen Omer Bunjaku! 32 vjeçari nga Shkupi, detyrën e drejtorit sportiv e ka kryer me shumë sukses edhe në skuadrën e qytetit të tij, ku vitin e kaluar u shpallën kampion në Maqedoninë e Veriut, derisa arritën deri në PlayOff-in e Konferencës së Evropës. Bunjakut i dëshirojmë suksese në arritjen e objektivave tona të përbashkëta.”-shkruan Ballkani.

Bunjaku ka ndërtuar skuadrën e Shkupit për plot gjashtë vite, nga nisja e sezonit 2017-2018 e deri në fund të edicionit 2022-2023./ Super Sport


Top Channel

You may also like