Olta Gixhari merr surprizën e veçantë nga fansi i “çmendur”, aktorja shfaqet në…

by admin
Spread the love

Aktorja e njohur Olta Gixhari me pjesëmarrjen në “Big Brother Vip” fitoi zemrat e një publiku të gjerë të cilën e mbështesin atë herë pas here. E jo vetëm kaq, aktorja shpesh herë është surprizuar me dhurata të ndryshme nga fansat e saj të shumtë. Së fundmi, dikush e ka surprizuar Oltën duke i shfaqur një video të realizuar me fotot e saj në ekranin e madh të Times Square. Përmes një postimi në InstaStory, ish-banorja ka publikuar videon në fjalë ku janë foto të ndryshme të aktores është shkruar: “Askush nuk është si ti dhe kjo është superfuqia jote. Që nga 24 dhjetori gjithmonë me ty. Të duam shumë. Përgjithmonë team Olta Gixhari”.Ndërkohë aktorja e habit nga kjo dhuratë shkruan: “Shi ç’punojnë”.

 

The post Olta Gixhari merr surprizën e veçantë nga fansi i “çmendur”, aktorja shfaqet në… appeared first on NTV.

You may also like