Olena Zelenska bën thirrje për kthimin e fëmijëve ukrainas të rrëmbyer nga Rusia – Shqip

by admin
Spread the love

Zonja e parë e Ukrainës, Olena Zelenska, u bëri thirrje udhëheqësve botërorë të martën që të ndihmojnë në kthimin e fëmijëve ukrainas të marrë me forcë në Rusi, ku tha se ata janë duke u indoktrinuar dhe privuar nga identiteti i tyre kombëtar, raporton AFP.

Duke folur në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, Olena Zelenska tha se më shumë se 19,000 fëmijë ukrainas janë transferuar me forcë ose janë dëbuar në Rusi ose në territoret e pushtuara.

Deri më tani janë rikthyer vetëm 386.

Në Rusi, “u tha se prindërit e tyre nuk kanë nevojë për ta, se vendi i tyre nuk ka nevojë për ta, se askush nuk po i pret,” tha Zelenska.

“Fëmijëve të rrëmbyer iu tha se nuk janë më fëmijë ukrainas, se janë fëmijë rusë”.

You may also like