OKH Merhamet nis me aktivetet humanitare të muajit të bekuar të Ramazanit

by admin
Spread the love

Në traditën e zhvillimit të veprimtarive humanitare me afrimin e muajit të Ramazanit, OKH Merhamet filloi me shpërndarjen e pakove ushqimore për nevojtarët.

Ky aktivitet u realizua në disa fshatra të malësisë së Tetovës.
Aksioni humanitar është mundësuar falë mbështetjes së organizatës së ndihmave me qendër në Gjermani, WEFA, që ka bashkëpunim prej një kohe të gjatë me OKH Merhamet.

Gjatë muajit të bekuar të Ramazanit do të realizohen aktivitete të shumta humanitare në bashkëpunim me partnerë vendas dhe të huaj, shoqata, organizata dhe individë të angazhuar në fushën humanitare.

MARKETING



You may also like