OKH “Merhamet” ka filluar me projektet e saja dimërore në ndihmë të nevojtarëve

by admin
Spread the love




Organizata Kulturore Humanitare “Merhamet” ka njoftuar se ka filluar me projektet e saja dimërore me qëllim që të ndihmojë popullatën e cila ka nevojë për ndihmë në këto kushte të vështira dimërore.

“Projektet humanitare dimërore

Për të kontribuar sadopak në përballimin e vështirësive të stinës së dimrit, OKH Merhamet filloi me projektet e saja dimërore.

Kësaj radhe WEFA, me qendër në Gjermani, e mbështeti këtë aktivitet, i cili u realizua në Kumanovë, Likovë, Shkup, Tetovë dhe Gostivar. Qindra familje përfituan nga ky projekt, duke u furnizuar me dru për ngrohje, pako ushqimore, dhe soba me dru për ngrohje dhe gatim. Poashtu u dhuruan edhe veshmbathje dimërore për fëmijë”, qëndron në njoftimin e OKH “Merhamet”.


You may also like