OKB rihap selinë në Gjenovë, u mbyll mëngjesin e sotëm për arsye sigurie

by admin
Spread the love

Kombet e Bashkuara kanë rihapur selinë e saj evropiane në Gjenevë të Zvicrës, pasi mëngjesin e ditës së sotme e mbyllën atë për shkak të një ndërhyrjeje.

“Ju lutemi të informoheni se çështja në Palais des Nations tani është zgjidhur. Të gjitha pikat e hyrjes janë rihapur,” thuhet në një deklaratë.

Sipas Reuters mbyllja ishte për shkak të një “ndërhyrjeje rrethuese”. Evakuimi i ndërtesës u njoftua për shkak të një “problemi sigurie”, sipas një zyrtari i cili theksoi se çështja “po hetohet dhe pritet të zgjidhet së shpejti”.

Ndërtesa e Palais des Nations strehon Këshillin e OKB-së për të Drejtat e Njeriut dhe është një qendër për diplomatët, punonjësit dhe zyrtarët shtetërorë.

Një tubim është organizuar dje pranë godinës me rastin e përvjetorit të pavarësisë së Ukrainës. 


Top Channel

You may also like