OKB dënon ligjin e ri anti-LGBT në Gana, duke e quajtur ‘shumë trazues’

by admin
Spread the love

Një ligj anti-gay që kriminalizon njerëzit nga komuniteti LGBT+ dhe ata që i mbështesin në Gana, mori dënesë nga komuniteti ndërkombëtar i cili bënte thirrje të mos miratohej.

Ligji ndalon marrëdhëniet homoseksuale ose LGBT+, aktivitetin apo shfaqjen e afeksionit në publik, ndërsa ata që dënohen përballen me deri në dhjetë vjet burg.

Komisioneri i OKB për të drejtat e njeriut Volker Türk tha se kalimi ligjit të “Të drejtave seksuale dhe vlerave familjare 2024”, është shumë shqetësues.

“Ky ligj zgjeron dënimet kriminale kundër personave homoseksualë, lesbike, gay, biseksual, transgjinorë, thjesht sepse janë të tillë”, tha ai në një deklaratë.

“Bëj thirrje që të mos kthehet në ligj dhe qeverisë ganeze të mbrojë këdo nga dhuna, stigma e diskriminimi prej orientiit seksual”.

Ligji aktualisht është dërguar për t’u firmosur te presidenti vendit.

Aktivistja Audrey Gadzekpo, e grupit të të drejtave ‘Center for Democratic Development’, tha se do të vijonte të punonte për anulimin e ligjit, duke përfshirë dhe ankimim në gjykatë.