OBSh-ja thotë se në Gaza po kryhen operacione pa anestezion – Shqip

by admin
Spread the love

Operacione dhe amputime pa anestezion kanë kryer disa mjekë në Gaza, tha një zëdhënës i Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

“Asgjë nuk e justifikon tmerrin që po durojnë civilët në Gaza”, tha të martën zëdhënësi i OBSh-së, Christian Lindmeier, gjatë një konference shtypi në Gjenevë, Zvicër.

Ai  theksoi se në Gaza ka nevojë për ujë, karburant, ushqim dhe akses të sigurt në kujdesin shëndetësor për të mbijetuar, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv.

Lindmeier përsëriti thirrjet e Kombeve të Bashkuara për qasje të papenguar dhe të sigurt për rreth 500 kamionë ndihmash në ditë, jo  vetëm përtej kufirit, por edhe për pacientët nëpër spitale.

Ai tha gjithashtu se 16 punonjës të kujdesit shëndetësor janë vrarë gjatë kryerjes së detyrës, duke theksuar se çdo sulm ndaj kujdesit shëndetësor është i ndaluar nga ligji ndërkombëtar humanitar.

You may also like