Nxënësi 16 vjeçar vret veten pas shantazhit për fotot nudo nga mashtruesit në rrjet (fotot)

by admin
Spread the love

Një adoleshent ka vrarë veten tragjikisht në Britani pasi shantazhohej me foto nudo të marra nga mashtrues të rrjetit, u tha sot në seancën e çështjes.

16 vjeçari i talentuar Dinal De Alwis, shpresonte të studionte në Universitetin Cambridge dhe sapo kishte nisur vitin e ri shkollor, kur ishte kontaktuar nga dikush në rrjetin Snapchat, që në fakt ishin mashtrues interneti nga Nigeria. Dinal kishte dërguar dy foto kompromentuese të vetes – për të cilat mashtruesit kërcënonin se do t’i dërgonin “të gjithë të njohurve të tij online” nëse nuk paguante 100 paundë, u tha në seancën gjyqësore të çështjes.

Por studenti ishte larguar nga shtëpia e tij në jug të Londrës dhe kishte regjistruar një video ku njoftonte se do të vriste veten. Babai i tij Kaushallya De Alwis shprehte dhimbjen për “djalin e shkëlqyer” që u nda para kohe nga jeta.

Duke kujtuar ditën e zhdukjes së  Dinal ai tha: “Ai i shkroi gruas time, i tha se na donte shumë, dhe i tha dy vëllezërve të kujdeseshin për prindërit.”

Policia britanik tha se nuk mund të gjurmonte mashtruesit të cilët operonin nga Nigeria.

Ata shtonin se Dinal besonte se fotot e tij ishin shpërndarë në rrjet, dhe u gjet i vdekur nga vetëvrasja disa orë pasi kishte dalë nga shtëpia.

Babai tij De Alwis tha për mjekun ligjor: “Dinal ishte një djalë i kujdesur, kishte nota të shkëlqyera. Ne vijmë nga Sri Lanka, dhe ishim krenarë që ai fliste aq mirë anglisht. Ai është humbja më e madhe për ne”.

Zyrtarët shtonin se mashtruesit kishin identitetin e një vajze që i dërgonte foto erotike, dhe i kërkonte në këmbim imazhe të tij.

Babai tij shtonte ‘Dinal kishte pasur të dashura dhe fliste hapur për to, nuk e di si ndodhi dhe tani shqetësohem për djemtë e tjerë”.

Një zëdhënës i rrjetit Snapchat tha për tragjedinë: “Çdo shfrytëzim seksual i të rinjve është i tmerrshëm  dhe ne punojmë në shumë mënyra për të zbuluar dhe parandaluar këto abuzime në bashkëpunim me policinë”.