Nuk pret gjithë ekipin, Inzagi zgjedh formacionin anti-Juventus

by admin
Spread the love

Simone Inzagi tashmë e ka në mendje se cili do të jetë formacioni për të luajtur kundër Masimiliano Alegrit, edhe pse fillimisht duhet të vlerësojë gjendjen fizike të lojtarëve të kombëtarëve që janë rikthyer. Trajneri ka pasur dje në dispozicion gjithë grupin, përveç të dëmtuarve dhe Aleksis Sançezit që pritet sot në Milano.

Inzagi është i vetëdijshëm për vlerën që ka ndeshje dhe nuk është rastësi që synimi është pikërisht që formacioni të zgjidhet duke nisur nga dyshja sulmuese Lautaro-Thuram. Nuk ka dyshim për peshën që kanë të dy në ecurinë e lojës dhe padyshim në gjetjen e golit, por nga ana tjetër me Arnautoviçin së fundmi të kthyer nga dëmtimi dhe Sançezin që kthehet diçka te 48 pre para ndeshjes, zgjedhjet janë praktikisht të detyrueshme.

Zgjedhje edhe më të detyrueshme ka në prapavijë Inzagi, aty ku dëmtimet e Bastonit dhe Pavarit, do të skicojnë Darmian-De Vraj-Açerbi si treshen para Zomerit. Pak dyshime në krahë aty ku Dimarko dhe Dumfris janë padyshim titullarë (me Kuadradon që ende shpreosn të jetë të paktën në stol për ndeshjen), ndërsa të padiskutueshëm janë edhe Çalhanoglu, Mikhitarian e Barela në mesfushë.

inter

PANORAMASPORT.AL

You may also like