“Nuk po m’i lëshojnë lojtarët” | Henry pretendon se Real Madridi nuk dëshiron të dërgojë francezët e tyre në Lojërat Olimpike

by admin
Spread the love

Trajneri i kombëtares olimpike franceze, Thierry Henry, ka zbuluar se Real Madridi nuk është i gatshëm të dërgojë lojtarët e tyre francezë në Lojërat Olimpike të Parisit.

“Klubi mbretëror” aktualisht ka tre lojtarë francezë – Eduardo Camavinga, Tchouameni dhe Ferland Mendy, dhe nga vera pritet të luajë atje edhe Kylian Mbappe, i cili thuhej se do të përfaqësonte Francën në Lojërat Olimpike në shtëpi.

“Ka qenë gjithmonë kështu dhe e dija se do të ishte e vështirë. Është krejtësisht normale, veçanërisht për klubet jashtë vendit. Lojërat Olimpike janë këtu në Francë dhe klubet vendase do të ndihmojnë. Ekipet jashtë – janë më të vështira. Por unë kurrë nuk u ndala në “jo”-në e parë. Do të shohim se çfarë mund të bëhet por vendimi do t’u lihet klubeve sepse këto nuk janë data zyrtare të FIFA-s”, tha legjenda e Arsenalit.

Megjithatë, ai tha se nuk është dorëzuar dhe do të insistojë për të marrë lojtarët që dëshiron: “Ne do të përpiqemi të flasim përsëri dhe të shohim se çfarë mund të bëhet. Duhet të dëgjojmë të gjithë. Përgatitja është e vështirë sepse asgjë nuk është i sigurt për momentin. Ka shumë emra që do të donim të kishim, por nuk është e qartë se kur do të kemi një përgjigje”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport

You may also like