Nuk mjafton Lukaku, “ujqërit” i prishin festën Chelseat në minutat shtesë

by admin
Spread the love

Lukaku rigjen golin në kampionat (nuk kishte shënuar këtë vit), madje shënon 2 të tillë në sfidën kundër Wolves, por ata nuk mjaftojnë që ti japin tre pikët skuadrës së Chelsea. “Ujqërit” ngushtojnë diferencën me Trincao, ndërsa një gol i Coady në minutën e 7-të shtesë i mohon fitoren skuadrës së Tuchel.

“Blutë” çojnë në 3 numrin e ndeshjeve radhazi pa fitore në kampionat dhe nëse vazhdojnë kështu edhe në ndeshjet e mbetura rrezikojnë vendin e tretë në renditje.

Brentford mposht pastër 3-0 Southamptonin e Brojës. Vendasit shënojnë dy gola të shpejtë në pjesën e parë dhe vulosin suksesin me një tjetër gol të shënuar në pjesën e dytë.

Aston Villa e Steven Gerrard fiton bindshëm në transfertë përballë Burnley me rezultatin 3-1. Miqtë dominojnë gjithë takimin dhe nuk e vënë në diskutim fitoren. Pas kësaj disfate Burnley rrezikon rënien nga kategoria.

Crystal Palace vazhdon të tregojë një formë të mirë në kampionat dhe pas suksesit të radhës përballë Watford ngjitet në kuotën e 44 pikëve në tabelën e klasifikimit. Watford pëson humbjen e radhës dhe tashmë mbetet vetëm që të zyrtarizohet rënia në kategorinë inferiore. / Oversport.tv

Foto: Chelsea FC Twitter

Angli-Premier League / Java e 36-të

Brentford- Southampton 3-0

Jansson 13’, Wissa 14’, Ajer 79’

Burnley- Aston Villa 1-3

Cornet 90+1’ / Ings 7’, Buendia 31’, Watkins 52’

Chelsea- Wolves 2-2

Lukaku 56’ (pen), 58’ / Trincao 79’, Coady 90+7’

Crystal Palace- Watford 1-0

Zaha 31’ (pen)

You may also like