‘Nuk më mori në telefon për tre ditë’, Anita Haradinaj tregon ‘debatin’ me Ramushin

by admin
Spread the love

Anita Haradinaj nuk është një emër i panjohur në median shqiptare. Partnerja e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj në Kosovë, ishte së fundmi pjesë e spektaklit të kërcimit në Tv Klan, ‘Dance Albania’, teksa vendosi të largohej nga program këtë të hënë.

Anita bëri me dije se për shkak të problemeve shëndetësore, nuk mund ta vazhdonte më dot këtë rrugëtim, ndërsa e cilësoi edhe si një eksperiencë që kërkon sakrifica, por nga ana tjetër e ka shijuar shumë dhe e ka kaluar shumë bukur.

Ndërkaq, pasditen e kësaj të mërkure, ajo ishte e ftuar në programin ‘Rudina’ në Tv Klan me Rudina Magjistarin, ku ndër të tjera tregoi edhe se si e kishte pritur partneri i saj pjesëmarrjen në këtë spektakël kërcimi.

Ajo rrëfeu se në fillim z.Haradinaj e kishte mbështetur, por sapo kishte parë spotin lançues të programit, ku balerini shoqërues i saj e ngrinte lart, ai nuk i kishte folur të shoqes për tre ditë me radhë. “E kam thënë në fillim edhe në intervista të tjera që ai në fillim kur i thashë unë do marrë pjesë te “Dance Albania”, më tha bëj çfarë të duash, ti e njeh televizionin, si të duash bëj, e mirë dhe unë erdha.

Kur doli promoja e emisionit dhe që  balerini më ngriti lart në ajër, nuk më mori në telefon për tre ditë. Unë shkoja në prova dhe u thoja të gjithëve s’më ka marrë Ramushi në telefon. Nejse një ditë të bukur u thosha pastaj, “hë se sa të shkoj në shtëpi rregullohet…”.  Se filluan të  shqetësoheshin të gjithë “moj të mori Ramushi” u thoja, “jo s’ka gjë se e rregulloj sa të shkoj në shtëpi”. Sa shkova në shtëpi e rregullova atë muhabet” – rrëfeu në emisionin e pasdites ‘Rudina’ në Tv Klan, Anita Haradinaj.

You may also like