“Nuk kam asgjë për të folur rreth të ardhmes time”, Mbape për miqësoren e sotme: Gjermania nuk dorëzohet as në momentet më të vështira

by admin
Spread the love

Shpresa kryesore e tifozëve të PSG-së dhe përfaqësueses franceze, Kilië Mbape, ka reaguar pas aludimeve se ai ka firmosur kontratë me ekipin e Real Madrid, sikurse për deklaratën e presidentit të La Ligës. Goleadori 25-vjeçar e ka bërë të qartë se nuk e ka marrë ende vendimin final mbi të ardhmen dhe është i fokusuar totalisht në mbylljen me tripeltë të edicionit 2023-2024 me parisienët, sikurse në aktivizimin në Lojërat Olimpik, të cilat do të zhvillohet në Francë, megjithëse çështja e “Olimpiadës” e nxori “zbuluar”.

MIQËSORJA-“Ndeshjet kundër Gjermanisë gjithmonë janë të nivelit botëror. Ndërthurja e eksperiencës me talentet e rivalit rrit besimin se ata mund të na i vështirësojnë sfidën. Mjafton t’i referohemi takimit të fundit. Ne humbëm në miqësoren e vitit të shkuar, ndonëse ata ishin në periudhë tranzicioni. Pres përballje të dyluftuar”, tha Mbape.

E ARDHMJA-“Nuk kam asgjë për të folur rreth aludimeve që kam dëgjuar këto ditë. Ajo që ka më tepër rëndësi dhe duhet të merret për bazë janë fjalët e mia. Dua ta mbyllim sezonin me tripletë. Kemi ecur mirë deri në këtë pikë, por sezoni ka hyrë në fazën më të nxehtë, aty ku neglizhenca më e vogël na nxjerr jashtë objektivave. Jam duke luajtur me shpirt. I dua tifozët dhe e respektoj këtë fanellë. Në futboll nevojitet edhe fati. Mbi të ardhmen, gjithçka do të vendoset përpara Europianit”.

LOJËRAT OLIMPIKE-“Gjithmonë e kam ëndërruar të marrë pjesë në këtë format, aq më shumë kur mbahet në vendin tonë. E ndiej se është koha e duhur të jem aty. Nëse më pengojnë, nuk do të firmos”, përfundoi Kilië Mbape. Pikërisht fraza e fundit konsiston me Real Madridin. “Galaktikët” e kanë theksuar më herët se ata nuk do lejojnë asnjë lojtar nga gjiri i tyre të grumbullohet në “Lojërat Olimpike”, me synimin për ta pasur grupin e freskët përpara nisjes së ciklit 2024-2025.

PANORAMASPORT.AL

You may also like