Nuk ka qetësi për Sudanin, sulmet masive rikthejnë frikën tek qytetarët

by admin
Spread the love

Pavarësisht se armëpushimi në Sudan u zgjat me 72 orë të tjera, vendi është përballur me një valë të re sulmesh, të cilat kanë shtuar më shumë frikën tek populli vendas.

Me sa duket as ku armëpushim, nuk po zbatohet plotësisht nga palët në konfliktin, që po përshkallëzohet gjithmonë e më tej.

Lufta për pushtet ka sjellë përplasje të forta për udhëheqjen e vendit midis ushtrisë së rregullt dhe një force paraushtarake të quajtur Forcat e Mbështetjes së Shpejtë.

Duke nisur që nga 15 prilli, qindra persona kanë humbur jetën dhe mijëra të tjerë janë plagosur, si pasojë e sulmeve. Vendi po përballet me një eksod largimesh, pasi sudanezët po braktisin vendin e tyre për të shpëtuar jetën.

Organizata Botërore e Shëndetësisë që nga dita e parë ka qëndruar në gatishmëri, edhe pse ka qenë e vështirë. Ata ndihmuan vendasit me transportimin drejt vendeve të sigurta, njëkohësisht me ushqim.

Forcat ajrore sudaneze kanë kryer sulme ajrore në kryeqytet, një qytet me më shumë se gjashtë milionë banorë, që ka çuar në viktima civile.

Mbretëria e Bashkuar, SHBA dhe BE-ja kanë bërë thirrje për një armëpushim dhe bisedime për zgjidhjen e krizës. Tashmë shumë vende tani janë përqendruar në përpjekjet për të nxjerrë qytetarët e tyre jashtë epiqendrës së sulmeve.


Top Channel

You may also like