Nuk ishte në planet e Enriques, në garë me kohën për të firmosur me Eintrachtit

by admin
Spread the love

Marrëveshje totale mes Paris Saint-Germain dhe Eintracht Frankfurtit për transferimin e Hugo Ekitike në Bundesligë.

RMC Sport raporton se sulmuesi ka marrë avionin për në Gjermani, ku do t’u nënshtrohet testeve mjekësore dhe do të nënshkruajë kontratën. Është një garë me kohën pasi tregu gjerman mbyllet në orën 18:00.

Ekitike kalon te Eintrachti me formulën e huazimit me detyrim blerjeje, plus përqindjen e rishitjes në favor të Paris Saint-Germain. Kostoja e përgjithshme e operacionit është rreth 30 milionë euro.

Mbaron epoka pariziene për 21-vjeçarin, që nuk ishte në planet e Luis Enriques: vetëm një paraqitje për 8 minuta në total në këtë pjesë të parë të sezonit. Viti 2022/23 ishte më i mirë për sa i përket aktivizimit, me 32 paraqitje dhe 4 gola në të gjitha garat.

Lojtari u ble në verë, me PSG që i pagoi 28 milionë Brestit. Ekitike do ta gjejë Eintrachtin në vendin e gjashtë në tabelën e Bundesligës, pesë pikë nga zona e Champions League./ Super Sport


Top Channel

You may also like