Nuk ishte mbrëmja e gjyqtarit sot – Shqip

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Milani ka humbur në minutat e fundit ndaj Atletiko Madridit në shifrat 1-2. Kuqezinjtë kryesuan për 84 minuta, megjithëse ishin me një lojtar më pak. Arbitri turk Cakir nuk e mendoi dy herë që t’i tregonte kartonin e kuq Kessie në minutën e 29. Ndërkohë goli që vendosi ndeshjen erdhi nga Suarez nga penalltia. Për këtë arsye trajneri Pioli kishte shumë pakënaqësi karshi arbitrit.

“Shumë situata më kanë zemëruar, jo vetëm kartoni i kuq dhe penalltia. Gjithmonë vendimet e tij shkonin në anën e kundërshtarëve tanë. Nuk ishte mbrëmja më e mirë e arbitrit, nuk besoj se Kesie ishte për kartonin e kuq. Inferioriteti numerik na detyroi që të bënim një ndeshje tjetër, kishte shumë vështirësi. Kemi luajtur mirë, me ritëm dhe cilësi. Sigurisht, kemi marrë më pak se meritonim”, tha Pioli. /Shqip/

You may also like