Nuk do të jeni të vetëm në luftën kundër korrupsionit! – Shqip

by admin
Spread the love

PARTNERITI SHBA – RMV I FUQISHËM DHE ME THEMELE TË FORTA

Uashingtoni pret progres në luftën kundër korrupsionit. Për këtë qëllim para dy ditëve Kryetari i Komunës së Strugës, për shkak të implikimeve në korrupsion serioz, ishte vënë në “listën e zezë” amerikane, njofton KlanM.

Ambasadorja amerikane Anxhela Ageller porositi qytetarët se ata që luftojnë çdo ditë korrupsionit, nuk janë të vetëm, pasi edhe SHBA po e bën këtë.

“Sekretari nuk sanksionon përderisa nuk kemi prova të jashtëzakonshme të sjelljes së keqe. Do të vazhdojmë të ndjekim se çfarë efekte do të ketë kjo dhe e di sa ka pasur një numër të zërave në Qeveri dhe lëvizje të caktuara për të marrë sanksionin seriozisht dhe për ta ndjekur këtë dhe ne e duartrokasim atë”, tha Angela Ageller.

Ambasadorja amerikane, siç njofton KlanM, shprehet e bindur se sanksionet e këtilla kanë efekte.

“Ne pyesim shpesh se a është efektive, a bën dallim!? Në shumë raste po, ne besojmë se bën, sepse ka ndikim te ato individë dhe familjet e tyre dhe në mundësinë e tyre për të lëvizur lirshëm dhe sinqerisht, një sanksion i SHBA-së shpesh inkurajon shtetet tjera partnere, për të bërë sanksione të njëjta, po ashtu dërgon porosi se, ne e marrim këtë seriozisht, ne e marrim korrupsionin seriozisht”, tha Angela Ageller.

SHBA-të dhe Maqedonia e Veriut vlerësojnë se partneriteti midis dy vendeve është i fuqishëm dhe se nuk ka tërheqje nga rruga që ka nisur që nga viti 1991. Mesazhet e këtilla, siç njofton KlanM, u thanë në konferencën ku u diskutuan raportet Uashington – Shkup, në epokën e trazirave gjeopolitike, ku në Ballkanin Perëndimor, Rusia dëshiron të imponohet politikisht kurse Kina – ekonomikisht.

“Partneriteti ynë me SHBA-të bazohet në vlera të qarta. Qytetarët e RMV-së nuk shohin alternativa tjera në Perëndim. Ka pakënaqësi dhe frustrime për shkak të eurointegrimeve të ngadalta, për shkak të vetos bullgare, por është fakt se qytetarët tanë, edhe Shqiptarët edhe Maqedonasit, nuk shohin ndonjë aktor tjetër që mund ta zëvendësojë rolin e SHBA-së”, tha Stevo Pendarovski.

Ambasadorja amerikane, Anzhela Ageler, përsëriti se SHBA-të mbeten aleat i Maqedonisë së Veriut, por vendi duhet t`i ndërmarrë hapat e vështira që çojnë drejt anëtarësimit në BE. Mesazhi iu drejtua Qeverisë por edhe opozitës./KlanMacedonia

You may also like