Nuk do të jap dorëheqje, do të jem ministër edhe në Qeverinë e ardhshme – Shqip

by admin
Spread the love

SHKARKIMI I MINISTRAVE TË ASH-së

Pas emrave të propozuara nga këshilli i drejtues të Aleancës për Shqiptarët, për ministra të ri të Shëndetësisë dhe Shoqërisë Informatike, ka ardhur edhe reagimi i ministrit aktual të Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti. Ai është shprehur decid se nuk do të jap dorëheqje nga posti i tij dhe paralajmëroi se edhe pas zgjedhjeve do të jetë ministër.

“Nuk jap dorëheqje, mbetem ministër derisa Kuvendi nuk vendosë ndryshe. Dorëheqje jepet nëse nuk ke punuar ndershëm, nëse je amoral, unë nuk planifikoj dorëheqje” – tha Fatmir Mexhiti.

Gjatë një brifingu të sotëm me gazetarët, Mexhiti tha se, nuk e din se kush mund të vij në postin e tij

“Fillimisht të shohim a do të shkarkohemi. Kuvendi dhe deputetët do të vendosin cili do të jetë ministër” – tha Fatmir Mexhiti.

Këshilli Drejtues i Aleancës për Shqiptarët të mërkurën njoftoi se, ka vendosur që për ministër të Shëndetësisë ta propozojë Ilir Demirin – Drejtorin aktual të Spitalit Klinik në Tetovë, kurse për ministër të Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Naim Bajramin.

Ministrat mund të shkarkohen në dy mënyra – me propozim të Kryeministrit Teknik dhe me kërkesë të 20 deputetëve, por pavarësisht kësaj fjalën e ka shumica në parlament. /tvklan.mk/

You may also like