“Nuk blej më lojtarë afrikanë, boll me turne të rremë si Champions e Conference League”

by admin
Spread the love

UEFA, FIFA dhe Ligat duhet të punojnë për ne dhe në vend të kësaj ne jemi feudalët. Nuk është e vërtetë që Napoli fiton. Ne kemi humbur 200 milionë euro në dy vitet e fundit, tani po mjekojmë plagët. Bota e futbollit nuk di të menaxhojë veten, ajo luan një teatër për të tjerët. Ne si idiotë jemi të detyruar të luajmë rreth 50 ndeshje në vit!

Pesë vendet më të rëndësishme duhet të krijojnë një turne mes tyre. Mjaft me këto gara të rreme si Champions, Europa dhe Conference League… Është e nevojshme të krijohen kompeticione që luhen gjatë një jave mes pesë kampionateve më të mira evropiane. Unë isha kundër Superligës, sepse ishte një turne vetëm me ftesa.

Kishte disa njerëz të privilegjuar, të cilët ftonin të tjerët. Conference League? Një marrëzi! Çfarë shansesh ka një skuadër e vogël përballë Juventusit? Asnjë shans! Nuk mund t’i largosh njerëzit, të rinjtë po na braktisin sepse kampionati është fals dhe nuk është më konkurrues. Ky i këtij viti është një kampionat anormal

U nënshkrua një marrëveshje për të luajtur Botërorin e Katarit në dimër. Katari ka PSG-në që paguan rrogat e mëdha sepse çdo minutë nxjerr naftë. Mjaft me afrikanë, ose do u duhet të heqin dorë nga Kupa e Kombeve të Afrikës. Unë nuk do të blej më lojtarë afrikanë për këtë shkak. Ne paguajmë rroga për t’i dërguar ata të luajnë nëpër botë në mes të kampionatit”, deklaroi kreu i klubit napolitan./ Shqip

//Google Analytics window.dataLayer = window.dataLayer || [];

function gtag() { dataLayer.push(arguments); } gtag('js', new Date());

gtag('config', 'UA-7855069-1');

//Facebook window.fbAsyncInit = function() { FB.init({ appId: '1715618661991455', xfbml: true, version: 'v2.10' }); FB.AppEvents.logPageView(); };

(function(d, s, id) { var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0]; if (d.getElementById(id)) { return; } js = d.createElement(s); js.id = id; js.src = "https://connect.facebook.net/en_US/sdk.js"; fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs); }(document, 'script', 'facebook-jssdk'));

You may also like