NORVEGJI – Qeveria planifikon investime në mbrojtje mes kërcënimit rus

by admin
Spread the love



KOPENHAGË, 5 prill /ATSH-DPA/ – Norvegjia kërkon të rrisë në mënyrë drastike buxhetin e saj të mbrojtjes gjatë 12 viteve të ardhshme, njoftoi sot qeveria në Oslo.

Plani për të shpenzuar një shtesë prej 600 miliardë korona norvegjeze (55,7 miliardë dollarë) deri në vitin 2036 është pothuajse një dyfishim i buxhetit aktual. Shpenzimet shtesë të mbrojtjes duhet të miratohen nga parlamenti, por kjo shihet si formalitet.

Norvegjia, anëtare e NATO-s, kufizohet me Rusinë në Rrethin Arktik dhe sulmi 2-vjeçar i Kremlinit ndaj Ukrainës e ka trembur vendin skandinav, i cili është gjithashtu i alarmuar se një tjetër presidencë e Donald Trump në SHBA mund të komplikojë mbrojtjen.

“Ne kemi nevojë për një mbrojtje të përshtatur me situatën dhe kërcënimet aktuale. Ky plan është nxitja historike për mbrojtjen norvegjeze”, tha kryeministri Jonas Gahr Støre.

Qeveria ka planifikuar të shpenzojë rreth 3% të prodhimit të brendshëm bruto për mbrojtjen deri në vitin 2036 – objektivi i NATO-s është të paktën 2%.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakArrestohet punonjësi i Policisë Kufitare në Portin e Durrësit, Balla: Bashkëpunim me SPAK për vetëpastrimin e Policisë


You may also like