Nora Gjakova siguron medaljen e argjendtë, arrin në finale, por nuk do të garoj tutje

by admin
Spread the love

Nora Gjakova e ka fituar medaljen e argjendtë në Grand Slamin e xhudos në Baku. Xhudistja kosovare ishte e jashtëzakonshme në gjysmëfinale duke e mposhtur holandezen Julie Beurskens.
Ndaj saj, Nora realizoi uazari, ne një luftë të fortë por në të cilën ajo zgjati muskulin pas 2 minuta luftë dhe me shumë mund e ruajti epërsinë.

Në kategorinë deri në 57 kilogramë, Nora Gjakova ishte dominuese ndaj kundërshtareve në garën në Azerbajxhan, por që në finale nuk do të paraqitet për të mos rrezikuar ndonjë lëndim më të madh.

Këtë e ka konfirmuar përzgjedhësi i Kosovës në xhudo, Toni Kuka, i cili ka shkruar në Facebook, se Gjakova do të stoliste vetëm me medalje të argjendtë.

“Ne Gjysemfinale mposhti holandezen Beurskens ne një luftë të fortë por në të cilen Nora zgjati një muskul pas 2 minuta luftë dhe me shumë mund e ruajti epërsinë!
Por ja doli të hyj në finale ku për fat të keq sdo garoj me sygjerimin e mjekut dhe timin!
Medalje me shumë vlerë dhe ajo do jetë bartëse në Lojëra Olimpike me pikët e fituara,700 pikë Olimpike!”, ka shkruar Kuka.

Në Baku do të marrin pjesë edhe tre xhudistë të tjerë nga Kosova, të cilët garojnë të shtunën dhe të dielën.

 

You may also like