“Non Grata” brenda një muaji doli në vend të dytë, Basha pas 30 vitesh nxori PD në vend të tretë

by admin
Spread the love

Kryetari i shkarkuar Lulzim Basha, në mbledhjen me Kolegjin e Kryetarëve është justifikuar se PD ndodhet në këtë situate, por për shkak të vendimit për largimin e liderit historik të demokratëve, Sali Berisha nga grupi parlamentar i PD dhe jo prej humbjeve të tij të njëpasnjëshme.

Basha është shprehur se ka vënë gjithçka në dispozicion të zgjidhjes së krizës.

Pasi të gjithë i kanë dalë kundër, duke i kërkuar dorëheqjen, Basha po e përdor vazhdimisht Kolegjin e Kryetarëve për t’u bërë qesharak me deklaratat e tij, para një grupi njerëzish të emëruar prej tij.

“Këtu nuk ndodhemi prej gabimeve por për shkak të vendimit të 9 shtatorit. Grupi i qëndroi vendimit të 9 shtatorit. E kuptojmë se nuk kemi shans me një non grata. Ajo që na vlen sot është një diskutim me përgjegjësi i kolegjit të kryetarëve pasi ky kolegj mban peshën më të madhe”, tha Basha, edhe pse kolegji nuk ka asnjë peshë.

Por ironia e mosmarrjes së përgjegjësive nga Lulzim Basha, nuk është vetëm një histori dështimesh dhe humbjesh të njëpasnjëshme.

Për herë të parë historinë 30-vjeçare të PD, ajo ka dalë parti e tretë në zgjedhje.

Ky rezultat katastrofik ka shtyrë shumicën dërrmuese të kërkojë largimin e Bashës.

Ndërsa Sali Berisha brenda një muaji, me një fushatë model, u rendit i dyti në një palë zgjedhje lokale.

Kjo është një bazë e qëndrueshme për të nisur rrugën drejt pushtetit.

Nga ana tjetër, demokratët jo vetëm kanë refuzuar Bashën, por edhe kanë rindezur shpresën fillimisht me Foltoret, më pas me primaret dhe së fundmi me zgjedhjet e pjesshme./Syri tv

You may also like