“Njutoni nga Gaza” prodhon energji në Rafah – Shqip

by admin
Spread the love

Djali palestinez Husam el-Attar prodhon energji elektrike duke përdorur miniturbinat me erë, d.m.th një mulli me erë që ai i realizon vetë, raporton Anadolu.

Ky fëmijë gjenial i cili u zhvendos nga veriu i Rripit të Gazës nga zona Al-Atatrah në qytetin jugor të Rafah ndriçon çadrën në të cilën ndodhet me energjinë elektrike që prodhon.

Ai tha se kjo është arsyeja pse njerëzit i dhanë pseudonimin “Njutoni i Gazës”.

“Ne jetuam në errësirë ​​për 20 ditët e para në Rafah. Ideja ime ishte të ndriçoja vendin. I morra mjetet dhe e realizova”, tha El-Attar.

Ky djalë n ia doli ta kthente energjinë e erës në energji elektrike. Problemi i tij ishte se kur nuk ka erë, drita nuk funksionon dhe në Rafah është e vështirë të gjesh një bateri që do të grumbullonte energji që ai mund ta përdorte kur era ndalon.

15-vjeçari thotë se është jashtëzakonisht i lumtur që mund të ndezë çadrat e familjes dhe fqinjëve të tij për të lehtësuar dhimbjen e shpërnguljes dhe sulmeve nga forcat e akuzuara për gjenocid të Izraelit. /tesheshi.com/

 

You may also like