NJU JORK – OKB thirrje për mbrojtjen e civilëve në Rripin e Gazës

by admin
Spread the love

NJU JORK, 3 mars /ATSH-DPA/- Këshilli i Sigurimit i OKB-së ka nënvizuar rëndësinë e mbrojtjes së civilëve palestinezë në Rripin e Gazës mes luftimeve të vazhdueshme vdekjeprurëse.

“Palëve iu është kërkuar të vetëpërmbahen nga privimi i civilëve në Gaza nga shërbimet bazë dhe ndihmat humanitare”, thuhet në një deklaratë të Kombeve të Bashkuara.

“Këshilli shpreh shqetësim të madh se e gjithë popullsia, më shumë se dy milionë njerëz, mund të përballet me nivele alarmante të pasigurisë akute ushqimore”, thuhet në deklaratë.

“Anëtarët përsëritën kërkesën e tyre që palët të lejojnë, lehtësojnë dhe mundësojnë shpërndarjen e menjëhershme, të shpejtë, të sigurt, të qëndrueshme dhe të papenguar të ndihmës humanitare për popullatën civile palestineze në të gjithë Rripin e Gazës”, sipas deklaratës së OKB-së.

OKB i kërkoi Izraelit të mbajë të hapura vendkalimet kufitare për hyrjen e ndihmave humanitare në Gaza, për të lehtësuar hapjen e kalimeve shtesë për të përmbushur nevojat humanitare dhe për të mbështetur shpërndarjen e shpejtë dhe të sigurt të ndihmave për njerëzit në të gjithë Rripin e Gazës.

Shtetet anëtare shprehën gjithashtu shqetësimin për incidentin e fundit vdekjeprurës në Gaza, ku u vranë qindra civilë që ishin në radhë për ndihmë në Rripin verior të Gazës.

Ministria e Shëndetësisë e kontrolluar nga Hamasi në Gaza akuzoi ushtarët izraelitë se kishin vrarë 104 persona dhe plagosur 760, ndërsa ndihmat po shpërndaheshin për palestinezët në Rripin verior të Gazës. //a.i/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like