NJU JORK – OKB: Mbi 3 milionë të pastrehë pas tërmetit shkatërrues në Turqi

by admin
Spread the love

STAMBOLL, 6 shkurt /ATSH-DPA/ – Turqia ka nevojë për ndërtimin e shpejtë të shtëpive të reja për miliona banorë të mbetur të pastrehë pas tërmetit shkatërrues të vitit të kaluar, tha një zyrtar i OKB-së.-

“Ekziston një popullsi e madhe njerëzish që kanë nevojë për strehim”, tha përfaqësuesja e përhershme e Programit të Zhvillimit të OKB-së (UNDP) në Turqi, Louisa Vinton në një intervistë.

OKB vlerësoi se tërmetet e dyfishta në shkurt të vitit të kaluar lanë të pastrehë të paktën 3,3 milionë njerëz në Turqinë juglindore.

“Strehimi i denjë dhe mbështetja e jetesës së vendasve mbeten dy nevoja urgjente”, tha Vinton.

“Disa njerëz ende jetojnë ose në tenda ose në shtëpitë e tyre të dëmtuara me një tendë në oborr”, theksoi ajo.

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan premtoi se do të ndërtonte rreth 300 000 ndërtesa banimi për të mbijetuarit brenda një viti pas tërmetit.

Qeveria e tij, megjithatë, e humbi qëllimin dhe tani synon të japë 200 000 njësi banimi deri në fund të 2024.

“Situata në Hatay është ende apokaliptike”, tha Vinton, duke u kërkuar autoriteteve një planifikim të qëndrueshëm të infrastrukturës për një afat të gjatë. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like