NJU JORK – Kuleba akuzon Rusinë për ‘pushtim kolonial’

by admin
Spread the love

NJU JORK, 23 shkurt /ATSH-DPA/- Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba i tha sot Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së se Rusia kërkon të “shkatërrojë” vendin e tij pasi diplomatët e lartë perëndimorë shfrytëzuan përvjetorin e dytë të luftës për të goditur liderin e Kremlinit, Vladimir Putin.

Duket se nuk i duket fundi luftës së Rusisë në Ukrainën fqinje, me konfliktin efektivisht në një ngërç.

Ky rezultat është në kontrast të plotë me pritshmëritë e Kremlinit, për të arritur objektivat brenda disa javësh nga pushtimi në shkallë të plotë, të cilin Rusia filloi më 24 shkurt 2022.

“Qëllimi i Rusisë është të shkatërrojë Ukrainën dhe ata janë mjaft të hapur për këtë”, tha Kuleba në Nju Jork.

“Arsyeja e vetme për këtë luftë ka qenë dhe mbetet mohimi i të drejtës së Ukrainës për të ekzistuar nga ana e i Rusisë dhe pushtimi i saj i vazhdueshëm kolonial”, shtoi ai.

Ambasadori rus në OKB, Vasily Nebenzya u kundërpërgjigj duke thënë se në rajonet e Krimesë, Donetskut, Luhanskut dhe Khersonit kishte pasur referendume ku votuesit kishin zgjodhur t’i bashkoheshin Rusisë.

“Realiteti është se nuk ka territore të pushtuara përkohësisht të Ukrainës”, tha ai.

Megjithatë, shumica e komunitetit ndërkombëtar nuk i njeh referendumet, të cilat vëzhguesit thonë se ishin të nxituara dhe të rregulluara.

Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock përmendi vdekjen e kundërshtarit të Kremlinit Alexei Navalny, për të kritikuar Rusinë.

“Presidenti Putin ka dëshmuar vazhdimisht se për të, jetët njerëzore nuk kanë vlerë, as jashtë e as në shtëpi, tani ai nuk i shmanget as arrestimit të fëmijëve rusë për vendosjen e luleve për të vajtuar vdekjen e Alexei Navalny”, ajo Baerbock. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like