NJU JORK – KS miraton rezolutën për më shumë ndihmë humanitare për Gazën

by admin
Spread the love

NJU JORK, 22 dhjetor /ATSH-DPA/ – Pas disa ditësh diskutimesh, Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara miratoi një rezolutë duke bërë thirrje për më shumë ndihmë humanitare për civilët në Rripin e Gazës, duke rënë dakord për një tekst shumë të zbutur që lejonte Shtetet e Bashkuara, mbështetësi më i madh i Izraelit, të abstenonin.

Organi më i fuqishëm i Kombeve të Bashkuara shtyu votimin për një rezolutë të re për luftën në Gaza disa herë këtë javë pasi u duk e mundshme që Shtetet e Bashkuara, një anëtare e përhershme e Këshillit, do të vendosin veton ndaj një drafti të propozuar nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

Koncesionet masive nga negociatorët penguan që rezoluta të dështonte në sekondën e fundit.

Në total, 13 nga 15 vendet e përfaqësuara në Këshill votuan në favor të tekstit, me Rusinë që abstenoi së bashku me Shtetet e Bashkuara.

Rezoluta, e detyrueshme sipas ligjit ndërkombëtar, i bën thirrje Izraelit të garantojë “qasje të menjëhershme humanitare” në Rripin e Gazës dhe të krijojë “kushtet për një ndërprerje të qëndrueshme të armiqësive”. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like