NJU JORK – Guterres i drejtohet Lavrov-it: Pushtimi rus shkel Kartën e OKB-së

by admin
Spread the love

NJU JORK, 24 prill /ATSH-ANSA/ – Pushtimi rus i Ukrainës është në kundërshtim me Kartën e OKB-së dhe të drejtën ndërkombëtare, deklaroi Sekretari i Përgjithshëm Antonio Guterres në Këshillin e Sigurimit të kryesuar nga ministri i Jashtëm rus Serghei Lavrov.

”Lufta në Ukrainë po i shkakton vuajtje dhe shkatërrime të mëdha vendit dhe njerëzve”, theksoi Guterres.

“Sistemi shumëpalësh i nënshtrohet tensionit më të madh që nga krijimi i OKB-së. Tensionet midis fuqive të mëdha janë në kulmin e të gjitha kohërave, dhe po ashtu edhe rreziqet e konfliktit. Këto sfida globale mund të zgjidhen vetëm me respektimi i ligjit ndërkombëtar”, deklaroi kreu i OKB-së. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Artikulli paraprakRama: Durrësi, kontribut që edhe Shqipëria ta heqë zorrën qorre

You may also like