NJU JORK – Colonna do të udhëheqë hetimet për përfshirjen e UNRWA në sulmin e Hamasit

by admin
Spread the love



NJU JORK, 5 shkurt /ATSH-DPA/ – Ish-ministrja e Jashtme franceze, Catherine Colonna do të drejtojë hetimet për akuzat e ngritura nga Izraeli kundër Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Ndihmën dhe Punët për Refugjatët Palestinë në Lindjen e Afërt (UNRWA).

“Colonna do të punojë së bashku me ekspertët e Institutit Raoul Wallenberg në Suedi, Institutit Michelsen në Norvegji dhe Institutit Danez për të Drejtat e Njeriut për të hetuar akuzat kundër agjencisë UNRWA”, njoftuan sot Kombet e Bashkuara.

Izraeli ka akuzuar disa punonjës të UNRWA-s për përfshirje në sulmet terroriste të 7 tetorit të udhëhequr nga grupi militant palestinez Hamas.

Disa donatorë të mëdhenj perëndimorë të UNRWA-s, duke përfshirë SHBA-në dhe Gjermaninë, pezulluan përkohësisht pagesat për agjencinë e ndihmës në Gaza pas akuzave.

Grupi do të fillojë punën e tij më 14 shkurt dhe një raport i përkohshëm pritet të dalë para fundit të marsit.

Paneli i ekspertëve pritet të shqyrtojë nëse UNRWA ka shkelur masat që synojnë ruajtjen e neutralitetit të grupit në Rripin e Gazës, i cili drejtohej nga Hamasi që nga viti 2007.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakRregullorja e BQK-së, Rama: E pamohueshme e drejta e Kosovës për të zbatuar Kushtetutën e vet


You may also like