NJU JORK – Baerbock: Moska ka shkelur mbi parimet mbi të cilat u themeluan Kombet e Bashkuara

by admin
Spread the love

NJU JORK, 20 shtator /ATSH-DPA/ – Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock theksoi rolin e vazhdueshëm jetik të OKB-së në menaxhimin e krizave globale përpara se të udhëtonte në Nju Jork për takimin e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së që fillon sot në Nju Jork.

Baerbock shtoi se ‘’Asambleja e Përgjithshme e kësaj jave nuk do të ishte si ato të mëparshme” dhe akuzoi Moskën për sulmin ndaj parimeve mbi të cilat u themeluan Kombet e Bashkuara me pushtimin e Ukrainës.

‘’Pavarësisht se është një nga pesë anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Rusia ka treguar shpërfillje totale ndaj ligjit ndërkombëtar dhe gjithë rendit global’’, akuzoi ajo.

“Duhet që Kombet e Bashkuara të gjejnë zgjidhje të përbashkëta për problemet globale. Asnjë vend nuk duhet të jetojë me frikën e një fqinji më të fortë që do ta sulmojë atë”, theksoi Baerbock.

‘’OKB-ja mund të karakterizohet nga njerëz që dëgjojnë njëri-tjetrin me respekt dhe mirëkuptim, të bashkuar në vlerat thelbësore të përbashkëta, si heqja dorë nga dhuna dhe barazia e të gjitha kombeve’’, tha Baerbock.

Lidhur me Ukrainën, Baerbock tha se ‘’Gjermania ka qëndruar fort në anën e vendit dhe do të vazhdojë ta mbështesë atë me gjithçka që i nevojitet për të sjellë paqen’’.   /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like