Njihuni me frutin që ul kolesterolin dhe mbron nga inflamacioni dhe diabeti

by admin
Spread the love

Të pasura me lëndë ushqyese si vitamina E, yndyrna të shëndetshme, proteina dhe fibra, lajthitë mbrojnë shëndetin tonë të përgjithshëm.

Ato rregullojnë kolesterolin

Konsumimi i rregullt i lajthive mbron funksionimin e duhur të zemrës, duke ulur nivelin e kolesterolit. Një studim i mëparshëm zbuloi se një dietë e pasur me lajthi uli nivelet e kolesterolit të lipoproteinave me densitet të ulët të pjesëmarrësve. Ky është lloji i kolesterolit që mund të rrisë rrezikun e problemeve të zemrës.

Studiuesit arritën në përfundimin se mënyra më e mirë për të marrë përfitimet shëndetësore të lajthive, është t’i hani ato çdo ditë, pa rritur marrjen e përgjithshme të kalorive.

Një studim tjetër konfirmoi përfitimet e mësipërme në shëndetin kardiovaskular, duke vënë në dukje gjithashtu se nuk kishte rritje të peshës trupore të pjesëmarrësve. Prandaj, ky zbulim mund të lehtësojë disa shqetësime në lidhje me përmbajtjen e lartë kalorike të arrave.

Ato zvogëlojnë inflamacionin

Reduktimi i inflamacionit është gjithashtu një përfitim që ofrojnë lajthitë. Sipas një studimi, ngrënia e një diete të pasur me lajthi reduktoi shenjat e inflamacionit tek pjesëmarrësit. Megjithatë, një studim tjetër zbuloi se ndryshimi në shënuesit inflamatorë pas ngrënies së lajthive ishte i papërfillshëm. Do të duhen kërkime të mëtejshme për të përcaktuar përfundimisht efektin e lajthive në inflamacion.

Ato përmirësojnë ndjeshmërinë ndaj insulinës

Ngrënia e një përzierje arrash që përfshin lajthi mund të ndihmojë në parandalimin e diabetit. Një provë e vogël kërkimore arriti në përfundimin se ngrënia e arrave të përziera prej 30 g e cila përmbante 7.5 gr. Lajthi, çdo ditë përmirësonin ndjeshmërinë e pjesëmarrësve ndaj insulinës gjatë 12 javëve. Reduktimi i ndjeshmërisë ndaj insulinës luan një rol në zhvillimin e diabetit të tipit 2.


Top Channel

You may also like