Njihuni me formacionin më të shtrenjtë që nuk do të marrë pjesë në Kupën e Botës

by admin
Spread the love

Një formacion i cili përbëhet nga lojtarët më të shtrenjtë në botë që nuk marrin pjesë në Kupën e Botës, Katar 2022.

Disa nga lojtarët nuk janë kualifikuar me kombëtaret e tyre dhe disa mungojnë prej dëmtimeve.

Portieri është GIANLUIGI DONNARUMMA (Itali) i cili vlerësohet 50 milionë euro. Mbrojtja përbëhet nga DAVIDE CALABRIA (Itali) kartoni i të cilit vlen 25 milionë euro, MILAN SKRINIAR (Sllovakia) i cili kushton 60 milionë euro, ALESSANDRO BASTONI (Itali) që vlerësohet 55 milionë euro dhe ANDREW ROBERTSON (Skoci) kartoni it ë cilit vlerësohet 55 milionë euro.

Mesfushën e mban NICOLO BARELLA (Itali) që kushton 70 milionë euro, SANDRO TONALI (Itali) i cili vlerësohet 50 milionë euro dhe MARCO VERRATTI (Itali) i cili vlerësohet 50 milionë euro.

Sulmi përbëhet nga ylli i Liverpool MOHAMED SALAH (Egjipt) i cili kushton 80 milionë euro, LUIS DIAZ (Kolumbi) që vlerësohet 75 milionë euro, i fundit dhe më i shtrenjti ERLING HAALAND (Norvegji) kartoni it ë cilit kushton plot 170 milionë euro. /oversport.tv Foto: Fotballandslaget, Facebook

You may also like