‘Njerëzit nuk mund të blejnë dot qumësht’/ Kriza bën moldavët të kthejnë sytë sërish nga Rusia (fotot)

by admin
Spread the love

Retorika pro-Kremlin po shtohet në vendin fqinj me luftën teksa kriza mizore në Moldavi po bën që njerëzit të mos mund të ngrohen apo të blejnë ushqime, shkruan rrjeti britanik The Guardian.

Ndërprerje të energjisë elektrike, raketa që bien të pakontrolluara nga lufta fqinje dhe më e rënda, më shumë se 30% inflacion teksa konflikti në Ukrainë po shkatërron jetën dhe ekonominë moldave.

“Kam parë të moshuar që qajnë në vitrinën e dyqaneve, nuk është se ata nuk mund të blejnë dot sallam për shembull, por artikuj bazë si qumështi”, thotë Carolina Untilă, e cila punon në një ushqimore në periferi të kryeqytetit Chișinău. Çmimet e shumë artikujve në dyqanin e saj janë dyfishuar ndërsa shitjet janë përgjysmuar.

“Si mund të kursej nga pensioni? Më shkon i gjithi për ushqim e ilaçe,” thotë 72 vjeçari Ion Istrati, nga Borogani në jug të vendit. Ai është një nga shumë që përballen me çmimet e shumëfishuara të energjisë, dhe ka kërkuar ndihmë nga shteti, sipas një plani të ofruar së fundmi nga autoritet.

Sipas një sondazhi opinioni , më shumë se 40% e moldavëve përballen rritje të kostove bazë dhe 21% e njerëzve nuk përballojnë dot minimumin e jetesës.

Ish-republika sovjetike, tashmë pro-evropiane ka hequr dorë nga varësia energjitike e Rusisë sipas rekomandimeve, dhe qeveria është kthyer nga partnerët evropianë për mbështetje.

Kompania ruse Gazprom reduktoi ndjeshëm furnizimet për Moldavinë në tetor, e cila varej nga ndërlidhjet elektrike në Ukrainë, të cilat janë nën sulmin e forcave ajrore ruse.

Ministri i jashtëm moldav Nicu Popescu, llogariste  se energjia alternative për vendin kushton më shumë se 1 miliardë euro, ndërsa ka siguruar vetëm një të tretën e shumës nga partnerët e BE.

Disa politikanë të opozitës Șor, fajësojnë qeverinë për ashpërsinë ekonomike dhe kërkojnë kthim të lidhjeve me Rusinë.

Prej vjeshtës Șor ka organizuar protesta anti-qeveritare, pro-ruse ku mijëra njerëz kanë dalë në sheshe, megjithë me gjithë akuzat se  nje pjese tyre janë të paguar.

SHBA ka vendosur sanksione ndaj liderit të Șor, Ilan Shor, si pjesë e fushatës së Uashingtonit kundër influencës ruse.

Nën drejtimin e presidentes Maia Sandu, Moldavia ka fituar “statusin kandidat” për BE, por sondazhet tregojnë rënie të mbështetjes ndaj BE me 50% .//TheGuardian/