“Njëbrirëshit” vijojnë të lulëzojnë, pavarësisht vështirësive ekonomike

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg
Këtë vit, rritja është në linjë me atë në vitin 2021, me një numër rekord kompanish që arritën statusin njëbrirësh

 

Pavarësisht vijimit të pandemisë Covid-19 dhe zërave të shumtë për recesion global, numri i të ashtuquajturave kompani “njëbrirësh” vazhdon të rritet në botë.

Sipas shoqërisë së kërkimeve në treg, Pitchbook, në vitin 2022, kanë lindur 239 kompani njëbrirësh. Termi tregon kompani, të cilat financohen nga kapital sipërmarrës (venture capital) me vlerë të barabartë, ose më të lartë se 1 miliard dollarë.

Këtë vit, rritja është në linjë me atë në vitin 2021, me një numër rekord kompanish që arritën statusin njëbrirësh – 588 – më shumë se katër vitet e mëparshme të bërë bashkë.

Termi “Unicorn” (njëbrirësh) u përdor për herë të parë në vitin 2013 nga Aileen Lee, sipërmarrëse prej një kohe të gjatë, e cila publikoi një artikull në TechCrunch, mbi një grup startup-esh në lulëzim prej 1 miliard dollarësh.

Termi u përhap me shpejtësi nga kapitalistët sipërmarrës, së pari në Silicon Vallery e më pas në gjithë sektorin e startup-eve teknologjikë. Këtë vit kanë lindur kompani njëbrirësh të reja në botë. Në nivel rajonal, Amerika e Veriut kryeson listën me 146 njëbrirësh, sipas Pitchbook.

Renditja vijon me Europën, Azinë, Amerikën Latine, përkatësisht me 42, 40 dhe 6 kompani të reja njëbrirësh. Edhe pse janë ende të rrallë dhe të jashtëzakonshëm – pra epiteti mitik i botës kapitaliste sipërmarrëse – njëbrirëshit po bëhen gjithnjë e më të zakonshëm.

Vitin e kaluar, Pitchbook deklaroi se rreth 8% e kompanive në botë kanë marrë investime kapitale sipërmarrëse me vlerë 1 miliard dollarë, ose më shumë.

Sipas kompanisë, sot numërohen më shumë se 1.200 kompani njëbrirësh në botë. Rritja e vazhdueshme vjen në një mjedis ekonomik të zymtë, për shkak të përkeqësimit të krizës.

“Lufta në Ukrainë, kufizimet në Kinë, ndërprerjet e vazhdueshme në zinxhirët e furnizimit dhe rreziku i stagflacionit po e vënë në provë të vështirë rritjen”, – deklaroi David Malpass, president i Bankës Botërore, në raportin Global Economic Prospects në qershor 2022 të grupit.

“Shumë vende do ta kenë të vështirë ta shmangnin recesionin”. Ndërkohë, qeveritë në botë vijojnë të rrisin normat e interesit dhe të ndjekin strategji shtrënguese monetare. Niveli i financimit global të kapitalit sipërmarrës është ulur gjithashtu kohët e fundit, pas një piku mujor prej 70 miliardë dollarësh në nëntor 2021, sipas Crunchbase.

Në maj 2022, financimet arritën në 39 miliardë dollarë. Megjithatë, ekspertët vërejnë se investimet në kapital sipërmarrës mbeten të forta në përgjithësi dhe me shumë gjasa do të nxisin lindjen e më shumë njëbrirëshave të rinj.

/ World Economic Forum

 

 

You may also like