Një tjetër brazilian drejt Torinos, Juventus mendon për anësorin e Porto

by admin
Spread the love

Juventus pritet të zhvillojë një revolucion sa i takon lojtarëve të krahut. Me përjashtim të Cambiaso, emra si Weah, Iling Junior, Kostic apo Alex Sandro nuk bindin më dhe janë jashtë planeve së të ardhmes, me “mjeshtrin” Guintoli, që ka nisur tashmë nga puna për të “pikasur” pasuesit e emrave të sipërpërmendur.

Emri më i fundit në listë është anësori brazilian i “Dragonjve” të Porto, Wendell, me 30-vjeçarin, që ishte në vëzhgimin e një skauti të Juventus në ndeshjen mes Brazilit dhe Anglisë në “Wembley”, aty ku edhe debutoi me fanellën e pesë herë Kampionëve të Botës, teksa një teksa një faktor i rëndësishëm që shtyn “Zonjën e Vjetër” drejt këtij futbollisti është edhe kontrata në skadencë e këtij të fundit te Porto.

Anësori i krahut të majtë ka një kontratë me portugezët deri në vitin 2025 dhe deri më tani nuk ka sinjale rinovimi. Për më tepër, Ëendell është një lojtar me shumë eksperiencë duke numëruar edhe 35 paraqitje në Champions League, por jo vetëm braziliani, pasi siç dihet tashmë në listën e rekordmenëve të Italisë është edhe anësori i Kombëtares, Mario Mitaj.

You may also like