Një skuadër shqiptare synon elitën e futbollit malazez! Ja renditja  

by admin
Spread the love

Janë luajtur ndeshjet e javës së 21-të të Ligës së Dytë të Malit të Zi në futboll.

Liderët vazhduan serinë, Bokeli i Kotorrit që zë vendin e parë me 45 pikë dhe po aq pikë ka edhe skuadra shqiptare nga Ulqini, Otrant.

Pak më vështirë fitoi Otrant – Olimpik, i cili mundi Grbaljn me rezultat 2:1 në Ulqin. 

Skuadra e Dejan Vukiçeviqit pati një rezultat të mirë (2:0) pas golave të Balsha Banoviqit në minutën e 4-të dhe Halil Muharemoviqit në minutën e 54-të, por Jovan Vujoviq nga penalltia e ngushtoi rezultatin në 2:1.

Rezultatet

Bokeli – Iskra 3:0
Berane – Llovçeni 1:2
Otrant-Olympic – Grbali 2:1
Podgorica – Internacionali 2:1
Kom – Igallo 0:2

Renditja

1. Bokeli 45
2. Otrant-Olympic 45
3. Podgorica 39
4. Grbali 28
5. Llovçeni 26
6. Kom 25
7. Igallo 24
8. Iskra 24
9. Internacionalo 19
10. Berane 15

You may also like