Një mbret arab fton Netanyahun për vizitë – Shqip

by admin
Spread the love

Mbreti maroken ftoi kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu për një vizitë zyrtare, tha zyra e kryeministrit në një deklaratë, pasi Izraeli njohu sovranitetin e mbretërisë mbi Saharanë Perëndimore të diskutueshme, raporton Reuters.

Në një letër personale, e cila u konfirmua nga agjencia kombëtare e lajmeve marokene MAP, Mbreti Mohammed VI falënderoi Izraelin për qëndrimin e tij dhe tha se vizita e Netanyahut “do të hapë mundësi të reja për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe”.

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare izraelite Tzachi Hanegbi dhe ministri i Jashtëm maroken Nasser Bourita ranë dakord të caktojnë një datë “në të ardhmen e afërt” për atë që do të jetë vizita e parë e Netanyahut në mbretëri, sipas deklaratës së kryeministrit.

Trump e pranoi kërkesën e Marokut

Maroku e konsideron Saharanë Perëndimore territorin e saj, por Fronti Polisario i mbështetur nga Algjeria dëshiron një shtet të pavarur.

Në vitin 2020, ish-presidenti i SHBA Donald Trump njohu pretendimin e Marokut për territorin në këmbim të vazhdimit të marrëdhënieve diplomatike marokene me Izraelin.

Më herët, një zëdhënës i Departamentit të Shtetit u tha gazetarëve se njohja e sovranitetit të Marokut mbi Saharën Perëndimore mbetet e pandryshuar. /teshesh.com/

 

 

 

You may also like