Një lajm i mirë vjen nga materniteti “Mbretëresha Geraldinë, familja në Tiranë gëzohet me trinjakë

by admin
Spread the love

Një familje në Tiranë, është gëzuar me trinjakë. Lajmin e ka bërë të ditur Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, në një postim në llogarinë e saj në “Facebook”.

Stafi i Maternitetit “Mbretëresha Geraldinë”, priti tre fëmijët e familjes Sallaku. Amal, Alfio dhe Amea, sipas Ministres, erdhën në jetë shëndoshë e mirë. Familja ka përfituar 360 mijë lekë të reja bonus.

Reagimi i Ministres:

Zemra plot për familjen Sallaku dhe gëzim edhe për stafin e Maternitetit “Mbretëresha Geraldinë” për lindjen shëndosh e mirë të trenjakëve Amal, Alfio, Amea. Familja e re përfiton menjëherë 360 mijë lekë të reja #bonus. Më shumë se 100,000 të porsalindur kanë përfituar #BonusineBebes nga Janari 2019, kur nisi programi ynë universal që mbështet çdo fëmijë që vjen në jetë. #FëmijëttëParët”, shkruan Manastirliu.

You may also like