Një lagje e tërë kuqezi, Milani ndan mendjen për stadiumin e ri

by admin
Spread the love

Milani është i vendosur të shkojë përpara në projektin për të ndërtuar një stadium tërësisht të vetin dhe duket se ka evidentuar edhe zonën ku dëshiron të aplikojë projektin.

Kuqezinjtë kanë arritur një akord me Sportlife City, kompaninë që ka në pronësi një truall në sipërfaqe të konsiderueshme në zonën e San Donatos.

Projekti i kuqezinjve nuk është vetëm ndërtimi i një stadium, por i një lagjeje të tërë, ku të përfshihen muze, parkime, banesa, hotele, e gjithçka tjetër, nën marshin e Milanit.

Bëhet fjalë për një zonë të konceptuar për të pasur gjallëri gjatë gjithë kohës dhe jo vetëm ditët e ndeshjeve, duke qenë se edhe aksesi me rrugë është mjaft i mirë.

Synimi është të ndërtohet një stadium i modelit amerikan, i rrethuar nga dyqane, muze, hotele, restorante dhe një park i madh lojërash për fëmijë, në mënyrë që të jetë një destinacion për shtresa të ndryshme shoqërore dhe që të jetë i gjallëruar në çdo kohë.

Natyrisht projekti kërkon kohën e tij dhe specialistët parashikojnë që nëse nis puna brenda vitit 2024, atëherë kuqezinjtë do të mund të hyjnë në shtëpinë e tyre rreth vitit 2028 ose 2029.

Megjithatë tani drejtuesve të Milanit u mbetet të nisin punën për hartimin e projektit dhe për të marrë të gjitha lejet përkatëse, në mënyrë që më pas të hapet kantieri./Supersport


Top Channel

You may also like