Një i vdekur në një vetaksident në rrugën Gjakovë – Prizren

by admin
Spread the love

Një person ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti në rrugën Gjakovë – Prizren.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar komandanti i trafikut rajonal në Gjakovë, Albin Sahatqija.

Sahatqija tha se aksidenti është një vetaksident i shkaktuar nga ana e një motoristit.

“Një motorist i moshës 32-33 vjeçare, i cili ka qenë pa helmetë e ka humbur kontrollin, ka qenë duke shkuar në drejtim të Gjakovës pasi ka kaluar rrethrrotullimin është rrëzuar e motor dhe ka ndërruar jetë si pasojë e lëndimeve”, tha Sahatqija për Klankosova.tv

“Njësitet e policisë  janë në vendin e ngjarjes, bashkë me prokurorin dhe se trupi i pajetë i viktimsë do të dërgohet në IML për obduksion”, tha ai.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iO

You may also like