Një i mitur me pushkaliqe ka djegur një shtëpi në Kisella Vodë

by admin
Spread the love

Një i mitur nga Shkup dyshohet se dje pas dite ka djegur një shtëpi në Kisella Vodë, në pronësi të shkupjanit 70 vjeçar.
“Sot në stacion policor, në prezencë të prindërve, përfaqësues të qendrës për punë sociale dhe avokat, është kryer bisedë informative me një të mitur nga Shkupi. Ai dyshohet se më datë 23.01.2024 rreth orës 17:00 në rajonin e Kisella Vodës me përforimin e mjeteve piroteknike, ka shkaktuar zjarr në shtëpinë e B.T (70) nga Shkupi”, thonë nga MPB, transmeton SHENJA.
Nga zjarri fatmirësishtë nuk ka persona të lënduar, ndërsa pas dokumentimit të rastit do të ngritet kallëzim penal adekuat.

MARKETING



You may also like