Një degë ulliri në familjen mbretërore! Harry flet për të atin, Mbretin Charles: Sëmundja mund të na pajtojë

by admin
Spread the love

Një degë ulliri që mund të jetë fillimi i një pajtimi më të qëndrueshëm.

Këto janë fjalë shpresëdhënëse nga Harry, Duka i Sussex-it, i cili gjatë një interviste në programin “Good Morning America” të rrjetit ABC, tha “Unë e dua familjen time” .

Në intervistë, e para pas njoftimit për sëmundjen e mbretit Charles III, pyetjes nëse sëmundja e një të afërmi mund të kishte një “efekt ribashkues”, Harry iu përgjigj: “Po, jam i sigurt”.

Takimi mes babait dhe të birit

Harry tha se e mori lajmin direkt nga babai i tij dhe shkoi ta vizitonte sa më shpejt që mundi, duke shtuar se ai ishte “i lumtur” që kishte kaluar një periudhë të shkurtër kohe me të atin javën e kaluar.

Unë i shoh të gjitha këto familje që janë ribashkuar këtu me ne, forca e tyre qëndron në të qëndruarit të bashkuar. Mendoj se të gjitha sëmundjet, të gjitha dhimbjet, mund ta bëjnë një familje sërish bashkë”- tha Harry.

Duka i Sussex-it u takua përreth 1 orë me Mbretin Charles më 6 shkurt, i cili që atëherë ka filluar trajtimin e kancerit, sipas burimeve pranë familjes mbretërore, dhe e kaloi natën në një hotel para se të largohej të nesërmen nga Aeroporti Heathrow i Londrës. Harry nuk pranoi të komentonte më tej mbi diagnozën, duke shtuar se nuk e kishte vizituar babanë e tij që nga kurorëzimi i tij majin e kaluar, por shpreson ta shohë përsëri së shpejti. “Kam planifikuar udhëtime të tjera që do të më kthejnë në Britani të Madhe dhe kështu do të shoh familjen time sa më shumë që të jetë e mundur”– vijoi ai.

Polemikat

Në bisedën me prezantuesin Will Reeve, Harry foli edhe për jetën e tij me Meghan Markle dhe Lojërat Invicuts, garën mes veteranëve të luftës që kanë pësuar paaftësi të përhershme në shërbim apo për shkak të shërbimit në disiplina të ndryshme sportive, të planifikuar për vitin 2025.

Intervista vjen gjithashtu pas polemikave për lançimin e faqes së re të çiftit në të cilën ata të dy përdorin titujt “Duka dhe Dukesha e Sussex” dhe mbi të gjitha, stema mbretërore. Në fakt, pas Megxit, të dy nuk do të kishin më të drejtë të përdornin simbolet e lidhura me familjen mbretërore. Polemika të tjera pasuan gjithashtu zgjedhjen e Harry dhe Meghan për të ndryshuar mbiemrat e fëmijëve të tyre.

Të vegjlit tani quhen Archie dhe Lilibeth Diana Sussex. Mbiemri nuk është më ai i familjes, Mountbatten-Windsor, por përkon me titullin mbretëror që dy “rebelët” anglezë nuk e humbën kurrë, pavarësisht se, pas largimit të tyre, nuk gëzojnë më trajtimin e rezervuar, p.sh. tek Ëilliam dhe Kate. Më në fund, kur u pyet nëse do të “mendonte të bëhej qytetar”, Harry u përgjigj: “E kam menduar, po”. Ai shtoi: “Mendimi më ka kaluar në mendje, por nuk është një prioritet i lartë tani.”


Top Channel

You may also like