Një aksident miliona Dollarësh, përmbyset karrotreci me 9 makina luksoze – Shqip

by admin
Spread the love

Një karrotrec i ngarkuar me një flotë makinash luksoze është kthyer përmbys në një prej rrugëve kryesore në Kent, Mbretëri e Bashkuar.

9 makina luksoze si BMW, Mercedes, Audi, Aston Martin dhe Lamborghini të kthyera përmbys bllokuan rrugën për disa orë.

Mes modeleve ndodhen një Lamborghini Huracan me vlerë 150.000 Paund, një Jaguar që kushton 68.000 Paund dhe Aston Martin DB11 që arrin deri në 108.000 Paund.

Fatmirësisht, shoferi i karrotrecit shpëtoi pa dëmtime serioze, diçka që nuk mund të thuhet për makinat miliona Dollarëshe.

Sipas një postimi në X/Twitter, makinat do të përdoreshin në një pistë garash për ata që dëshirojnë të përjetojnë një eksperiencë me automjete të tilla.

Nuk dihet ende se cila është shifra e saktë e dëmit financiar që ka marrë pronari i tyre./tvklan.al

You may also like