Nisin kontaktet e para, Juventusi provon të blejë Kalidou Koulibaly

by admin
Spread the love

Ditët e fundit ka fituar terren lajmi se Kalidou Koulibaly është një nga objektivat kryesorë të Juventusit për mbrojtjen. Një shtysë të madhe për këtë operacion kanë dhënë edhe 20 milionë eurot që Atalanta pagoi për kartonin e Demiral.

Kështu, ditët e fundit, Juventusi ka nisur kontaktet e para me drejtuesit e Napolit për të marrë më shumë informacion mbi mundësinë e këtij transferimi. Fakti që kontrata e Koulibaly skadon në fundin e sezonit tjetër e vë në pozita disi favorizuese “Zonjën e Vjetër”.

Megjithatë, bisedimet me drejtuesit e Napolit nisin nga baza e 40 milionë eurove. Nga ana tjetër, drejtuesit e Juventusit po mendojnë që në tratativa të fusin edhe mbrojtësin Gatti i cili është blerë nga Juventusi, por është në huazim te Frosinone. /oversport.tv

Foto: Official SSC Napoli, Twitter

 

You may also like