Nisi edicioni i 28-të Botërori i hendbollit “Suedi – Poloni” – Shqip

by admin
Spread the love

Në ndeshjen hapëse Franca mundi Poloninë 26-23

Mbrëmë në Krakov me ndeshjen Francë – Poloni, zyrtarisht nisi edicioni i 28-të Kampionati Botërorë i hendbollit për meshkuj që kësaj radhe mbahet në dy vende Suedi dhe Poloni. Në ndeshjen hapëse Franca në një përballje tejejt interesante dhe me kthesa të shumta mundi vendin nikoqirë Poloninë më rezultat 26-24. Franca ishte më më cilësore dhe dominoi gjatë gjithë ndeshjes edhe pse vendasit në disa momente arrinin të barazonin por kjo isht e tëra që mundën të bëjnë në këtë takim.

Te Franca lojtari më efikas ishte Mem me 7-të gola të shënuar, ndërsa tek polakët Shiçko me 8-të gola doli që të jetë më efikae në këtë ndeshje.

Sot në program janë kët ndeshje të raundit të parë: Kili – Irani, Hungaria – Koreja e Jugut, Arabia Saudite – Sllovenia, Republika Kepi i Verdës – Uruguaji, Islanda – Portugalia, Sapanja – Mali Zi dhe Suedia – Brazili.

Përgatiti: Shaban Sinani /KlanMacedonia/

You may also like