Nice përmbys St Etienne dhe parakalon Rennes, Nantes super

by admin
Spread the love

Nice ka marrë vendin e tretë pas fitoren me rezultatin 4-2 kundër St Etienne, duke përfituar kështu nga humbja e Rennes në transfertë me Nantes (1-2), që pak ditë më parë fitoi Kupën e Francës.

Nice ia doli me përmbysje kundër 10 herë kampionëve të Ligue 1, pasi Bouanga dhe Ypussouf shënuan dy herë në pjesën e parë. St Etienne nuk rezistoi dot në vazhdim.

Bard e hapi ndeshjen, kurse Delort realizoi dy gola për dy minuta dhe e përmbysi ndeshjen, ndërsa më pas Boudaoui vulosi gjithçka me golin e katërt në portën e skuadrës mike.

Rennes kishte një transfertë të vështirë, por ia doli të shënonte e para me Tait pasi kishin kaluar gjysmë ore lojë. Nantes u kundërpërgjigj në fundin e pjesës së parë, teksa barazoi me Coulibaly. Në pjesën e dytë Pallois realizoi edhe golin e dytë dhe i dha fitoren ish-skuadrës së Lorik Canës dhe Emir Lenjanit.

LIGUE 1 – JAVA 36

Nice-St Etienne 4-2
Shënues:
Bard 52’, Delort 60’, 62’, Boudaoui 80’ / Bouanga 11’, Youssouf 45+3’

Nantes-Rennes 2-1
Shënues:
Coulibaly 45’, Pallois 71’ / Tait 32’

Foto: FC Nantes, Twitter

You may also like