Ngjela reagon ashpër ndaj deklaratës së Arben Krajës: Është justifikim, duhet të japin emra kush i bën presion SPAK-ut

by admin
Spread the love

Avokati Spartak Ngjela ka folur mbrëmjen e sotme në një emision televiziv për presionin që i është bërë SPAK-ut sipas deklaratës të Arben Krajës. Ai argumentoi se SPAK nuk po punon mirë, duke shtuar se për aq kohë sa nuk jepen emra apo nuk merren masa të gjitha këto deklarata janë justifikime.

Ngjela ju referua deklaratës së ambasadores amerikane duke thënë se “ekuacioni ka dy krahë të medaljes” siç është presioni dhe blerja.

“E pashë jashtë sensit profesional, ai foli pa personalitet që duhet të ketë ai person, pra për postin që ka. Kur thua që ka presion ndaj organeve gjyqësore dhe atyre të hetimit dhe prokurorisë është krim, është kod penal. Pse nuk i arreston ata që bëjnë presion? Prandaj nuk është e vërtetë. Është shmangie. SPAK nuk po punon mirë, SPAKU është i ngadalshëm. Kur më thua më kanë bërë presion unë do të pyes kë ke arrestuar. Nuk mund të thotë kanë bërë presion pa dhënë emra dhe pa filluar procesi penal për atë person.

Pse nuk e keni arrestuar, kur ka bëre presion? Kjo pyetje duhet të ishte bërë nga gazetaria, por gazetaria është me sens popullor dhe nuk është me sens juridik. Ai është justifikim nuk është vërtetësi. Meqë kam dëgjuar që ambasadorja ka deklaruar se në SPAK ka presion.

Më pas deklaroi ky që ka presion. Më thuaj emrin kush të ka bërë presion? A e ke arrestuar? Nëse nuk ndodh kjo unë nuk e pranoj si fakt. SPAK ka fuqi të madhe. Ambasadorja tha që mund të ketë presione por unë dua emrin. Në qoftë se ai organ i bën presion dhe ai fle, ai nuk është organ. Ai është bashkuar me krimin. Ekuacioni ka dy krahë dhe ambasadorja tha që ka presion dhe blerje. Nëse ka blerje ka vajtur atje ku kanë shkuar gjithë tjerët. Çfarë do të ndodhë në Shqipëri? SPAK-u po dështon, SPAK-u ka frikë, siç thotë Kraja. Korrupsioni në Shqipëri është një sistem”-u shpreh Ngjela.

You may also like